Bota

Vizita e Schutz dhe darka në rezidencë, ambasadori gjerman zbardh takimin me KURTIN: Diskutim i frytshëm për procesin e dialogut

Në Kosovë për vizitë ka qëndruar edhe drejtoresha e USAID-it, Samanta Power e cila ka treguar se ka sjellë mesazhin e presidentit Joe Biden për rëndësinë e themelimit të Asociacionit. 

13 Maj 2023, 16:39 Nga a.l
Vizita e Schutz dhe darka në rezidencë, ambasadori gjerman zbardh
Takimi me ambasadorët

KOSOVË- Ambasadori i Gjermanisë në Prishtinë, Jorn Rohde, ka zbardhur takimin që zhvilloi mbrëmjen e djeshme në rezidencën e tij me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, pasi në Kosovë është duke qëndruar drejtoresha për Ballkanin, Susanne Schutz. Kurti në këtë darkë ka qenë i shoqëruar nga zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Kreshnik Ahmeti. 

Rohde ka shkruar se në këtë darkë kanë pasur një diskutim të frytshëm për rrugën përpara lidhur me temat aktuale që ndërlidhen me procesin e dialogut. 

Në Kosovë për vizitë ka qëndruar edhe drejtoresha e USAID-it, Samanta Power e cila ka treguar se ka sjellë mesazhin e presidentit Joe Biden për rëndësinë e themelimit të Asociacionit. 

albin kurti dialogu kosove-serbi

Sondazh

Poll