Bota

Video në 'Tik-Tok' duke kërcyer me nxënësit në klasë, mësuesja në Brazil pushohet nga puna

Cibelly Ferreira shihet duke bërë sfidat e rrjetit social Tik-Tok në klasë, por sipas saj ishte një përpjekje për të angazhuar nxënësit e saj.

13 Maj 2023, 16:14 Nga f.i
Video në 'Tik-Tok' duke kërcyer me nxënësit
Cibelly Ferreira

BRAZIL- Një mësuese në Brazil është pushuar nga puna pas videove që ajo postoi në 'Tik-Tok', duke kërcyer me nxënësit në ambjentet e shkollës. Mediat e huaja raportojnë se Cibelly Ferreira shihet duke bërë sfidat e rrjetit social Tik-Tok në klasë, por sipas saj ishte një përpjekje për të angazhuar nxënësit e saj.

“Një nga studentët më ftoi të kërceja me të dhe kjo i pëlqeu klasës. Pas kësaj kohe, të njëjtën gjë kërkuan edhe studentë të tjerë ndaj unë përfitova nga interesimi i tyre për të zbatuar këtë praktikë pasi pashë që në këtë mënyrë mund t'i afroj me mësimdhënien”, -tha ajo për mediat braziliane.

Megjithatë, eprorët e saj nuk kanë të njëjtin mendim dhe e kanë pushuar nga puna pas publikimit të videove.

@cibellyferreira_ A Prof tentando acompanhar ???? kkk #prof #professoracibelly #cibellyferreira ♬ Aquecimento Senta Senta Suave - MC Kevin o Chris & BUARQUE

@cibellyferreira_ A animação delas não tem preço ???? #professoracibelly #professora #cibellyferreira ♬ Joga pra Raul - Joga pra Ladrão (Versão Pisadinha) - DJ Menor & Dj Lc & Love Fluxos

brazil tik-tok

Sondazh

Poll