Bota

Erdogan përfundon fushatën e tij zgjedhore me një lutje në Hagia Sophia

Lideri aktual turk ka zgjedhur të mbyllë fushatën me një lutje në Hagia Sophia, të cilën ai e ka kthyer në xhami që nga viti 2020.

13 Maj 2023, 16:23 Nga a.l
Erdogan përfundon fushatën e tij zgjedhore me një lutje në
Rexhep Taip Erdigan

TURQI- Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan ka përfunduar fushatën e tij zgjedhore. Lideri aktual turk ka zgjedhur të mbyllë fushatën me një lutje në Hagia Sophia, të cilën ai e ka kthyer në xhami që nga viti 2020. Erdogan, në pushtet që nga viti 2003, u zotua dje se do të respektojë rezultatet e zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare, ku përfshiheshin 64 milionë votues.

Ne erdhëm në pushtet përmes rrugës demokratike, me mbështetjen e popullit tonë: nëse vendi ynë merr një vendim tjetër, ne do të bëjmë atë që kërkon demokracia. Nuk ka asgjë tjetër për të bërë”, tha ai dukshëm i zemëruar gjatë një interviste televizive që u transmetua njëkohësisht nga shumica e rrjeteve televizive turke.

Megjithatë, pas një sërë incidentesh në ditët e fundit, në qytet ndihet ende frika e dhunës, për shkak të një fushate zgjedhore të polarizuar që detyruan kandidatin e opozitës turke Kemal Kilicdaroglu të veshë një jelek antiplumb gjatë mitingjeve përfundimtare, shkruajnë mediat e huaja. 

Kemal Kilicdaroglu, i cili është kthyer në Ankara, do ta përmbyll fushatën e tij sot me një vizitë simbolike në mauzoleumin e Mustafa Kemal Ataturkut, themeluesit të Turqisë moderne.

rexhep taip erdogan zgjedhjet ne turqi

Sondazh

Poll