Bota

MASAKRA në Serbi/ Autori 14-vjeçar në psikiatri, nëna nuk shkon për ta parë

Mësohet se i vetmi person që ka shkuar në institucion për 14-vjeçarin ka qenë kushëriri i tij, po përsëri nuk e ka vizituar, por vetëm ka dorëzuar gjërat për të tek punonjësit.

13 Maj 2023, 15:56 Nga f.i
MASAKRA në Serbi/ Autori 14-vjeçar në psikiatri, nëna nuk
I mituri

SERBI- Autori 14-vjeçar i masakër në shkollën e tij fillore “Vladislav Ribnikar” në Vraçar, ku vrau 9 persona ka gjashtë ditë që ndodhet në një psikiatri speciale, nuk është vizituar nga familjarët e tij. Kurir raporton se askush nga familja e tij nuk ka ardhur ndonjëherë për ta vizituar dhe as nëna e tij nuk ka shprehur dëshirën për ta vizituar.

Mësohet se i vetmi person që ka shkuar në institucion për 14-vjeçarin ka qenë kushëriri i tij, po përsëri nuk e ka vizituar, por vetëm ka dorëzuar gjërat për të tek punonjësit.

Autori i vrasjes masive është i vendosur në një institucion psikiatrik, i cili drejtohet nga mjekë që monitorojnë çdo ditë gjendjen e tij dhe objekti është nën mbikëqyrjen e Departamentit të Policisë Kriminale. Ndërkohë  babai i tij është në paraburgim dhe nuk ka mundësinë ta shikojë djalin e tij.

Çfarë ndodhi në Vaçar?

14-vjeçari, i identifikuar si K.K nxënës i klasës së shtatë kreu një masakër në shkollën fillore “Vladislav Ribnikar” në Vaçar. Ai vrau me armën e zjarrit të cilën ia kishte marrë të atit të tij 9 persona, duke përfshirë rojën dhe 8 nxënës të shkollës fillore. Të plagosur kanë mbetur dhe 6 nxënës dhe mësuesja e historisë e shkollës. Tre prej të plagosurve ndodhen në terapi intensive. 14-vjeçari është arrestuar nga policia./Dosja.al

vrasje ne serbi

Sondazh

Poll