Bota

Pas Italisë, Zelenskyy pritet të vizitojë nesër Gjermaninë

Zelenskyy vizitoi Gjermaninë për herë të fundit për Këshillin e Sigurimit të Mynihut në shkurt të vitit të kaluar pak para se të shpërthente lufta.

13 Maj 2023, 16:12 Nga a.l
Pas Italisë, Zelenskyy pritet të vizitojë nesër
Volodymyr Zelenskyy

UKRAINË- Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy pritet të vizitojë nesër Gjermaninë, pas vizitës zyrtare që zhvilloi sot në Itali. Burime të qeverisë gjermane thonë se presidenti ukrainas do të zbarkojë në Berlin të dielën, por ata por nuk ka ende një informacion se më kë do të takohet. 

Zelenskyy vizitoi Gjermaninë për herë të fundit për Këshillin e Sigurimit të Mynihut në shkurt të vitit të kaluar pak para se të shpërthente lufta, shkruajnë mediat e huaja. 

Ky do të jetë vendi i nëntë që ai ka vizituar që nga akresioni Rus, pas Shteteve të Bashkuara, Polonisë, Britanisë, Francës, Belgjikës, Finlandës, Holandës dhe Italisë. Pak orë më parë Zelenskyy ka takuar kryeministren italiane Giorgia Meloni dhe pritet gjithashtu të takohet edhe me Papa Françerskun. 

volodymyr zelenskyy

Sondazh

Poll