Bota

Kiliçdaroglu planifikon sanksione ndaj Rusisë/ Erdogan: Ka marrë urdhra nga Biden! Përgjigjen do t'ia japim nesër

 Politikani 74-vjeçar njoftoi se ka prova konkrete të përgjegjësisë së Rusisë për përhapjen e përmbajtjes "të rreme" në internet. 

13 Maj 2023, 15:24 Nga a.l
Kiliçdaroglu planifikon sanksione ndaj Rusisë/ Erdogan: Ka
Rexhep Taip Erdogan

TURQI- Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan akuzoi sot kandidatin rival Kemal Kiliçdaroglu, kreun e Partisë Popullore Republikane (CHP) dhe kreun e Aleancës për Kombin, se ka marrë urdhra nga presidenti amerikan Joe Biden për të mbajtur një qëndrim kundër Rusisë. 

Duke folur në një tubim në Umraniye, një lagje e bashkisë metropolitane të Stambollit, disa orë para votimit të nesërm, Erdogan kritikoi deklaratat e fundit të liderit të opozitës për Moskën. 

“Kilicdaroglu thotë se do të vendosë sanksione ndaj Rusisë. Çfarë lloj ideje është kjo? Deri më sot, Rusia është një nga aleatët tanë më të rëndësishëm në produktet bujqësore dhe në sektorin e mbrojtjes. Pothuajse 5.5 milionë turistë vijnë nga Rusia. A do ta bëjë ai sipas udhëzimeve të SHBA-së? Nesër zgjedhjet do t'i japin përgjigje edhe Bidenit”, tha Erdogan.

Megjithatë, Kiliçdaroglu dje akuzoi Rusinë se ka ndërhyrë në fushatën elektorale të zgjedhjeve që do të zhvillohen nesër, më 14 maj. Politikani 74-vjeçar njoftoi se ka prova konkrete të përgjegjësisë së Rusisë për përhapjen e përmbajtjes "të rreme" në internet. 

Kreu i CHP-së, trashëgimtari i partisë i kemalistëve dhe aleat i së djathtës ekstreme nacionaliste, akuzoi Kremlinin se kishte krijuar një video "fake", duke përdorur inteligjencën artificiale për të mbivendosur fytyrat duke i bërë ato pothuajse të padallueshme nga origjinalet, shkruajnë mediat e huaja.  

Një nga katër kandidatët për presidencën turke, Muharrem Ince, u tërhoq papritur pas 45 ditësh të supozuara sulmesh shpifëse pas publikimit të një videoje me përmbajtje komprometuese seksuale, e cila dyshohet se është e rreme. Përgjigja e zëdhënësit të Kremlinit Dmitry Peskov nuk vonoi, duke mohuar ndërhyrjen e Moskës në fushatën elektorale turke. 

zgjedhjet ne turqi rexhep taip erdogan

Sondazh

Poll