Art&Argëtim

I dashuri ndiqet këmba-këmbës nga policia, ndjekësit ia përplasin në fytyrë Trejsit: S’je asgjë pa Nardin!

3 Tetor 2019, 15:53 Nga DOSJA
I dashuri ndiqet këmba-këmbës nga policia, ndjekësit ia

TIRANË– Modelja Trejsi Sejdini për pak minuta është futur “live” në Instagramin e saj për të përshëndetur ndjekësit. 

Por lajmet për të dashurin e saj, “kokën” e Klanit Duka, Leonardin duket se kanë marrë dhenë duke marrë kështu edhe shkëlqimin e modeles. 

Teksa Trejsi këndonte në një makinë këngë rep, nën shoqërinë e miqve të saj, komentuesit e kanë pyetur për të dashurin. 

“Po Leonard Duka ku është,”-pyet njëri, ndërsa dikush tjetër i thotë: Pa Nardin nuk je asgjë. Duke rrëzuar kështu karrierën e ngritur gjithë mund të modeles, e cila ka fansa nga mbarë bota. 

Megjithatë Trejsi nuk i ka kthyer përgjigje askujt duke zgjedhur të heshtë dhe të mos japë asnjë shpjegim, as për makinat dhe sendet e luksit dhe as për vendndodhjen e të dashurit të saj të shpallur në kërkim.  

Trejsi Sejdini është e dashura e Leonard Dukës, një prej personave të shpallur në kërkim për vrasjen e ish-policit, Santiago Malkos. Lidhja e tyre është e faktuar nga vetë postimet e ish-missit në rrjetet sociale. Leonard Duka, një nga krerët e një bande të rrezikshme në Tiranë dhe familja e tij zotëron një sërë biznesesh në kryeqytet.

Për ata që e njohin, e dinë se Leonard Duka vetëquhet tek miqtë e tij si “Princi Damian”, nofkë që reflekton luksin dhe jetën që ka 37-vjeçari.  Por pjesë të luksit të tij ka bërë edhe të dashurën.

Por pavarësisht situatës së keqe që po kalon i dashuri i saj, Trejsi duket se vazhdon të jetë e qetë dhe të shijojë luksin. Ose të paktën kështu shfaqet në rrjetet sociale.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz leonard duka trejsi sejdini leonard duka trejsi sejdini

Sondazh

Poll