Art&Argëtim

Kenia miraton dënimin me vdekje, për gjuetarët e kafshëve

3 Tetor 2019, 14:24 Nga DOSJA
Kenia miraton dënimin me vdekje, për gjuetarët e kafshëve

KENIA – Kenia ka miratuar dënimin me vdekje, për këdo që kryen gjueti kafshësh në vend.

Asnjë kafshë, cilado qoftë ajo nuk mund të vritet, të sulmohet apo t’i rrezikohet më jeta në Kenia.

Habitati i Kenias, është i pasur me një gamë të gjërë kafshësh, shumë prej të cilave janë edhe në listën e kafshëve të rrezikuara për tu zhdukur.

Disa prej kafshëve që kanë rënë më shumë pre e gjuetisë ilegale janë në Kenia janë: elefantët, rinocerontët, gjirafat, çitat dhe leopardët.

Gjuetarët kanë masakruar qindra rinocerontë, duke u prerë atyre bririn që kanë në hundë, për ta përdorur atë për produkte të ndryshme kozmetike, duke i lënë kështu rinocerontët në dhimbje ekstreme, dhe të deformuar.

Pavarësisht se në vitin 2013 në Kenia u miratua një ligj i cili dënonte me burgim të përjetshëm , ose gjobë prej 200.000 dollarësh gjuetarët ilegale, mesa duket ky ligj nuk funksionoi pasi gjuetia vazhdoi për shumë vite, duke vënë në rrezik jetën e të tërë kafshëve.

Ndaj vitin e kaluar, Kenia mori masën drastike, duke miratuar dënimin me vdekje, për këdo që rrezikon jetën e kafshëve në vend.

Burimi: Green world warriors

E.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

kuriozitete kuriozitete denimi me vdekje kenia denimi me vdekje kenia

Sondazh

Poll