Art&Argëtim

Çudira/ A e dini se ketrat do të birësojnë çdo kafshë që gjejnë të braktisur?

3 Tetor 2019, 13:47 Nga DOSJA
Çudira/ A e dini se ketrat do të birësojnë çdo

KANADA – Sipas studimeve të bëra nga universiteti i Guelphit në Kanada, ketrat renditen si një nga kafshët më empatike dhe të dashur në botë.

Nëse një ketër, gjatë rutinës së tij ditore për gjetjen e ushqimit, has një fole ku gjenden kafshë të cilat janë braktisur nga prindërit e tyre, ketri, pothuajse në të tëra rastet, do ti afrohet folesë, do ti vëzhgojë të vegjëlit, dhe do të presë për disa kohe pranë tyre, për të parë nësë prindërit do të kthehen të kujdesen për ta.

Në rastet kur prindi nuk duket tashmë për disa ditë, ketrat do t’i marrin të vegjëlit, dhe do t’i çojnë ata në folenë e tyre, ku do të kujdesen për ta si të ishin këlyshat e tyre.

Pak rëndësi ka se çfarë specie janë të vegjëlit, ketrat e kanë instiktive ta bëjnë këtë gjë më çdo kafshë të vogël të braktisur që gjejnë.

Ky fenomen ndodh shpesh me kafshët sociale, që jetojnë në grupe të mëdha familjare, por është shumë e çuditëshme që këtë veprim e kryejnë posaçërisht ketrat, të cilët janë territorial dhe anti social.

Mesa duket, natyra ka zgjidhjen për çdo lloj problemi!

Burimi:Science Daily 

E.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

kuriozitete kuriozitete ketrat biresojne kelysha natyra dhe kafshet ketrat biresojne kelysha natyra dhe kafshet

Sondazh

Poll