Art&Argëtim

Fathima Jasmine, gruaja që krijoi frigoriferët publikë për të pastrehët në Indi

3 Tetor 2019, 14:10 Nga DOSJA
Fathima Jasmine, gruaja që krijoi frigoriferët publikë për

INDI – Fathima Jasmine,  34-vjeçarja me profesion ortopede, është transformuar në një nga gratë më të dashura indiane, pas iniciativës së saj për të ndihmuar të pastrehët dhe njerëzit e varfër në Indi.

Doktoreshës, përpara pak kohësh i erdhi në mendje ideja novative e frigoriferëve publikë.

Ideja e këtyre frigoriferëve publikë, është se në to njerëzit mund të lënë ushqime të ndryshme, qofshin këto të bëra në shtëpi apo të porositura në restorant, dhe në të njëjtën kohë, njerëzit të cilët nuk kanë para për t’u ushqyer, mund të marrin për të ngrënë në këto frigoriferë.

I hapur për herë të parë në 20 gusht të këtij viti, doktoresha tashmë numëron mbi 10 frigoriferë publikë në të gjithë Indinë.

Ajo shpreson që dhe njerëz të tjerë të ndjekin shembullin e saj, dhe të hapin frigoriferë të tjerë publikë.

Shumë restorante, kanë vendosur që ushqimin e mbetur nga dita, ta dorëzojnë tek këto frigoriferë, në vend që ta çojnë atë dëm duke e hedhur.

Krahas frigoriferëve,  gjendet edhe një raft i madh në të cilën njerëzit lënë sendet dhe rrobat të cilat nuk i duhen më, për njerëzit e pastrehë.

Burimi:Life Beyond Numbers

E.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

kuriozitete kuriozitete fathima jasmine frigoriferet publike fathima jasmine frigoriferet publike

Sondazh

Poll