Art&Argëtim

Jessica Cox, njihuni me piloten e parë pa krahë në botë!

3 Tetor 2019, 13:27 Nga DOSJA
Jessica Cox, njihuni me piloten e parë pa krahë në botë!

ARIZONA – Jessica Cox, 36-vjeçarja nga Arizona ka hyrë në rekordin Guiness si pilotja e parë në historine e aviacionit, e cila nuk ka krahë.

Jessica ka lindur me një deformim të rrallë, ajo nuk ka pasur asnjëherë krahë, por kjo nuk e ka ndaluar atë të arrijë gjëra të mëdha.

Historia e Jesiccës, dhe pse disa mund ta shohin si një histori e trishtë, në të vërtetë ajo është një histori e gjatë suksesi.

36-vjeçarja e lindur pa krahë, mund t’i japë makinës, avionit si dhe është një pianeste shumë e mirë.

Ajo në vend të krahëve të saj, përdor këmbët, dhe mesa duket i përdor ato në mënyrë perfekte.

Në vitin 2012 ajo u martua me instruktorin e saj të karatesë, Patrick, me të cilin bëri edhe dy fëmijë.

Jessica gjithashtu ka dhe dy rripa të zinj në karate, pasion ky i imponuar nga familja e saj që në moshë të vogël, të cilët kanë dashur gjithmonë që ajo të ishte e aftë të vetëmbrohej në raste rreziku.

Përveç punës së saj si pilote avioni, Jessica gjithashtu kryen fjalime motivuese në vende të ndryshme të botës.

Burimi:JessicaCox

E.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

kuriozitete kuriozitete jessica cox pilotja e pare pa krahe jessica cox pilotja e pare pa krahe

Sondazh

Poll