Aktualitet

"Kam nevojë për ju"/ Mediat greke: Mesazhi i Belerit nga burgu

"Kam nevojë për ju të gjithë, të më qëndroni pranë!"- ka theksuar në postimin e tij në Facebook, kandidati për kryetar të Bashkisë së Himarës Fredi Beleri.

13 Maj 2023, 13:33 Nga A.B
"Kam nevojë për ju"/ Mediat greke: Mesazhi i Belerit nga
Fredi Beleri

VLORË- Kandidati për kryetar i Bashkisë së Himarës Fredi Beleri, ka dërguar një mesazh nga burgu për banorët e Himarës, duke iu kërkuar atyre mbështetje, shkruajnë mediat greke.

"Kam nevojë për ju të gjithë, të më qëndroni pranë!"- ka theksuar në postimin e tij në Facebook, kandidati për kryetar të Bashkisë së Heimarrës Fredi Beleri.

MESAZHI:

"Tani eshte koha!! Më duhen të gjithë në krah!! Askush nuk duhet të humbasë votat e 14 majit!! Ne jemi të gjithë NJË dhe ju falenderoj nga zemra për mbështetjen, dashurinë dhe mbështetjen tuaj!! Të gjithë bashkë për ndryshim!! Për të ardhmen më të mirë të vendit tonë!!”.

Këtë mesazh e ka dërguar përmes një postimi në Facebook, kandidati për kryetar të Bashkisë së Heimarës Fredi Beleri, i cili u arrestua nga autoritetet shqiptare mbrëmjen e së enjtes dhe po mbahet në Drejtorinë e Policisë së Vlorës, dy ditë para zgjedhjeve bashkiake./Dosja.al

arrestohet fredi beleri

Sondazh

Poll