Aktualitet

Në kërkim për transport të emigrantëve, pranga 30-vjeçarit

Gjykata e Shkallës së Parë Shkodër i ka caktuar 30-vjeçarit me inicialet R. S, masën e sigurisë “Arrest në burg”.

13 Maj 2023, 12:10 Nga m.s
Në kërkim për transport të emigrantëve, pranga
foto ilustruese

SHKODER- Policia Shkodër ka vënë në pranga një 30-vjeçar, i shpallur në kërkim për transport të emigrantëve. Gjykata e Shkallës së Parë Shkodër i ka caktuar 30-vjeçarit me inicialet R. S, masën e sigurisë “Arrest në burg”. I riu dyshohet se në 3 shkurt 2023, ka bashkëpunuar me shtetasin D. S. (i arrestuar në flagrancë), për transportimin e kundërligjshëm, kundrejt pagesave të 10 emigrantëve, me qëllim kalimin e kufirit drejt vendeve të BE-së. Ndalimi i 30-vjeçarit u bë falë bashkëpunimit me Komisariatin e Policisë Lushnjë. 

Njoftimi nga policia

I shpallur në kërkim si bashkëpunëtor për transportimin e kundërligjshëm të 10 emigrantëve (rast i goditur më 3 shkurt 2023), kapet dhe vihet në pranga 30-vjeçari. Ndalimi i këtij shtetasi u bë falë bashkëpunimit me Komisariatin e Policisë Lushnjë. Specialistët për Hetimin e Krimeve të DVP Shkodër, si rezultat i punës lokalizuese për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim për raste të goditura më parë, kanë ndaluar dhe vënë në pranga, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Lushnjë, shtetasin e shpallur në kërkim R. S., 30 vjeç, banues në fshatin Golem i Vogël, Lushnjë.

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër i ka caktuar 30-vjeçarit, masën e sigurisë “Arrest në burg”, pasi dyshohet se më datë 03.02.2023, ka bashkëpunuar me shtetasin D. S. (i arrestuar në flagrancë), për transportimin e kundërligjshëm, kundrejt pagesave, të 10 emigrantëve, me qëllim kalimin e kufirit, drejt vendeve të BE-së. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykata së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

shkoder emigrante

Sondazh

Poll