Aktualitet

Vlorë/Vihen në pranga 4 persona për vepra të ndryshme penale

Policia jep detajet për arrestimet e fundit

13 Maj 2023, 13:05 Nga m.s
Vlorë/Vihen në pranga 4 persona për vepra të ndryshme penale
policia Vlore

VLORË- Policia e Vlorës ka vënë në pranga katër shtetas, për vepra të ndryshme penale. Në valën e arrestimeve bën pjesë një person që ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar nga gjykata, për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve. Po kështu është arrestuar në flagrancë 30-vjeçari me inicialet S. K, pasi ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit, dhe për pasojë ka dalë nga rruga. Nga ky aksident ka humbur jetën njëra nga pasagjerët, dhe janë dëmtuar 2 të tjerë, të cilët ndodhen në Spitalin e Traumës. Në pranga ka rënë një 61-vjeçar me inicialet V. K., banues në fshatin Nivicë, pasi u konstatua duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur. E ndërsa Policia Sarandë arrestoi në flagrancë shtetasin V. Xh., 54 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Njoftimi nga policia

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasin S. B., 36 vjeç, pasi duke dalë nga banesa, ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar nga gjykata, për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasin V. Xh., 54 vjeç, banues në Sarandë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor të DVP Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasin S. K., 30 vjeç, banues në Vlorë, pasi ditën e djeshme, duke drejtuar automjetin, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit, dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga. Nga ky aksident ka humbur jetën njëra nga pasagjerët dhe janë dëmtuar 2 të tjerë, të cilët ndodhen në Spitalin e Traumës, në kujdesin e mjekëve.

Po nga specialistët e Qarkullimit Rrugor të DVP Vlorë u arrestua në flagrancë shtetasi V. K., 61 vjeç, banues në fshatin Nivicë, pasi u konstatua nga shërbimet, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

vlore arrestime

Sondazh

Poll