Aktualitet

EMRI/ Kultivim dhe tregti kanabisi, dënohet me 12 vite burg shqiptari në Angli

Arrestimi i tij është kryer më 3 shkurt 2021, ku policia ushtroi kontrolle në 18 adresa në zonën e Reading, si dhe 7 adresa në të gjithë Blackburn, Sunderland, Birmingham dhe Londër.

13 Maj 2023, 13:11 Nga I.A
EMRI/ Kultivim dhe tregti kanabisi, dënohet me 12 vite burg shqiptari
Foto Ilustruese

ANGLI- Një 40-vjeçar shqiptar është dënuar me 12 vite burg, për kultivim dhe tregtim të kanabisit. Readingchronicle shkruan se bëhet fjalë për shqiptarin me emrin Vladimir Mardeda. Arrestimi i tij është kryer më 3 shkurt 2021, ku policia ushtroi kontrolle në 18 adresa në zonën e Reading, si dhe 7 adresa në të gjithë Blackburn, Sunderland, Birmingham dhe Londër.

Bashkë me shqiptarin janë arrestuar dhe disa persona të tjerë, të cilët tashmë kanë marrë dënimet e tyre. Duke mbrojtur Mardeda, avokati Simon Hustler i tha gjykatës se babai i dy fëmijëve nuk kishte asnjë dënim të mëparshëm. Ndërkohë që Mardela u njoh me vendimin për burgosje ditën e djeshme bashkë me një person tjetër me emrin Jahi Holmes. 

jahi holmes vladimir mardeda

Sondazh

Poll