Aktualitet

EMRAT/ Krijonin dhe tregtonin karta identiteti të rreme, dënohet shqiptari bashkë me partneren rumune në Angli

Ndërsa, Alvina Timcisina, 36 vjeçe, nga Rumania u dënua me 2 vjet e 5 muaj për veprat penale të bërjes dhe dhënies së dokumenteve false dhe posedimit të dokumenteve false.

13 Maj 2023, 12:37 Nga I.A

EMRAT/ Krijonin dhe tregtonin karta identiteti të rreme, dënohet

ANGLI- Një 30-vjeçar shqiptar dhe partnerja e tij rumune janë dënuar me 5 vite burg, pasi u shpallën fajtor për prodhimin dhe tregtimin e kartave të identitete të rreme në Britani. City Of London shkruan se Qerim Deda, 30 vjeç, u dënua me 4 vjet e njëmbëdhjetë muaj për veprat penale të bërjes dhe dhënies së dokumenteve false dhe mbajtje me dashje të dokumenteve false. Ndërsa, Alvina Timcisina, 36 vjeçe, nga Rumania u dënua me 2 vjet e 5 muaj për veprat penale të bërjes dhe dhënies së dokumenteve false dhe posedimit të dokumenteve false.

Çifti ka kryer aktivitetin për katër vite dhe se në llogarinë bankare të Timcisinas u bllokuan dhe u konfiskuan 47,394 paund. Në gjykatë u tha se dyshja shkaktoi dëm të madh, pasi aktiviteti i tyre ishte kryer gjatë një periudhe të gjatë dhe ishte i natyrës së sofistikuar. Të dy autorët ishin të angazhuar plotësisht në kriminalitetin e tyre, duke nxjerrë një numër të madh dokumentesh dhe përfitime të konsiderueshme financiare.

qerim deda alvina timcisina

Sondazh

Poll