Aktualitet

I akuzuar për trafik kokaine drejt Europës! Arrestohet shqiptari në Kili, kapet bashkë me kinezët dhe periuanin (EMRI)

Të arrestuarit u transferuan në rajonin Valparaiso për t'u vënë në dispozicion të Gjykatës së Garancisë Viña del Mar.

13 Maj 2023, 13:05 Nga A.B
I akuzuar për trafik kokaine drejt Europës! Arrestohet shqiptari
Viktor Gjini

KILI- Arrestohet shqiptari Viktor Gjini në Kili, i cili akuzohet për trafik kokaine drejt Europës. Shqiptari ishte ulur në një bar, kur policia i shkoi pranë dhe i vuri prangat.

Policia sekuestroi 100 kilogramë kokaine, të cilat do të dërgoheshin në portin e Roterdamit, në Holandë, nga porti i San Antonios. Procedurat hetimore u kryen për gati dy muaj në qytetet Viña del Mar, Santiago, San Antonio dhe Valparaíso, duke lejuar zbulimin e një organizate që synonte të dërgonte në Evropë, përmes kontejnerëve, këtë sasi të konsiderueshme droge që kap vlerën e rreth 3.5 milionë dollarë, raportojnë mediat e huaja.

 

Pas operacionit, katër të huaj u arrestuan në pjesë të ndryshme të Santiagos; një shqiptar me pasaportë holandeze, dy kinezë dhe një peruan. Të arrestuarit u transferuan në rajonin Valparaiso për t'u vënë në dispozicion të Gjykatës së Garancisë Viña del Mar.

Gjini, nuk është emër i panjohur për policinë në Amerikën Latine, pasi ai është arrestuar në vitin 2012 në Peru me 141 kg alkaloid kokaine./Dosja.al

viktor gjini

Sondazh

Poll