Aktualitet

Kreu marrëdhënie seksuale me dhunë me 24-vjeçaren, arrestohet 32-vjeçari në Durrës

32-vjeçari do të vihet në hetim për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë, me të rritura”.

13 Maj 2023, 11:41 Nga A.B
Kreu marrëdhënie seksuale me dhunë me 24-vjeçaren,
Policia

DURRËS- Një 32-vjeçar është vënë në pranga pasi akuzohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një 24-vjeçare. Ishte kjo e fundit ajo e cila bëri denoncimin në Polici, e më pas u bë i mundur ndalimi i autorit në zonën e plazhit në Durrës. 32-vjeçari do të vihet në hetim për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë, me të rritura”.

NJOFTIMI I POLICISË:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Plazh vunë në pranga shtetasin shtetasin A. Rr., 32 vjeç, banues në Lushnjë, pasi ka bërë kallëzim një 24-vjeçare, se shtetasi A. Rr. ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë, me të.

Vijojnë veprimet hetimore, për verifikimin e plotë të këtij kallëzimi.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë, me të rritura”.

marredhenie seksuale me dhune

Sondazh

Poll