Art&Argëtim

Ndodh mrekullia në Amerikë, shpëton foshnja i lindur me gjysëm kafke

3 Tetor 2019, 12:26 Nga DOSJA
Ndodh mrekullia në Amerikë, shpëton foshnja i lindur me

New Jersey – Një foshnjë i lindur me një deformim të rëndë, në spitalin e New Jersey në Amerikë, ka shokuar të tërë panelin mjekësor dhe jo vetë, pasi ka arritur të mbijetojë dhe ka shfaqur shenja jetësore të shëndetshme.

Foshnja i gjinisë mashkull, kishte lindur vetëm me gjysmën e kafkës së tij, duke e pasur trurin të ekspozuar dhe të pambrojtur nga faktorët e jashtëm.

Sëmundja me të cilin ai u diagnostikua, quhet Exenfali, dhe praktikisht është formimi i pjesshëm i kafkës së fëmijës.

Kur mjekët panë se djali kishte lindur me këtë sëmundje, i dhanë mamasë së tij dy mundësi.

Mundësia e parë ishtë ta abortonte fëmijën pa e lindur ende, ndërsa mundësia e dytë ishte që ajo ta lindë djalin, dhe të kalonte disa momente me të përpara se ai të ndërronte jetë.

Mamaja e vogëlushit zgjodhi mundësinë e dytë, por ajo çfarë ndodhi më pas i shokoi të tërë.

Djali, ndryshe nga se e mendonin mjekët, shfaqi shenja të shëndetëshme jetësore në momentin e lindjes, dhe këto shenja vazhduan të qëndronin njësoj për disa ditë.

Sot kanë kaluar 7 muaj pas lindjes së tij, dhe djali gëzon shëndet të plotë dhe gjendet në shtëpinë e tij me familjen dhe motrat.

Vogëlushi i quajtur Lucas, i’u nënshtrua një operacioni, i cili mundësoi mbulimin e pjesës së ekspozuar të kokës së tij, dhe sot ai ndjek terapi fizike, dhe ushqehet në mënyrë normale si çdo bebe tjetër.

Mjekët e quajnë shpëtimin e tij, dhe marrjen kaq shpejt të vetes, si një mrekulli e rrallë.

Burimi:Inquirer

E.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

argetim argetim djali i lindur me gjysem kafke mrekulli djali i lindur me gjysem kafke mrekulli

Sondazh

Poll