Art&Argëtim

144 mijë njerëz do të meditojnë në të njëjtën kohë, më 31 tetor!

3 Tetor 2019, 09:57 Nga DOSJA
144 mijë njerëz do të meditojnë në të

AMERIKË – Një lëvizje e re e cila ka disa kohë që kryen organizime të meditimeve masive në botë, duket se është përhapur edhe në Europë.

Lëvizja e quajtur meditimi 144k, ka për synim shërimin e planetit Tokë, shërimin e trupit të njeriut dhe mendjes së tij, si dhe krijimin e një energjie më pozitive dhe largimin e asaj negative nga planeti ynë.

Ky event synon ta arrijë këtë gjë përmes meditimit.

Meditimi, i njohur nga shkenca dhe mjekësia si një nga terapitë më efektive për qetësimin e mendjes dhe kurimin e një sërë sëmundjesh, në fakt është një teknikë e lashtë të cilën e përdornin madje edhe fiset e para në tokë, siç janë fiset maja e të tjerë.

Shamanët dhe murgjit indianë, mendojnë se meditimi të jep mundësinë që ti të hysh brenda vetes tënde, dhe ta njohësh atë më mirë, gjithashtu ata besojnë se meditimi të rrit fuqinë manifestuese, duke bërë që nëse ti e do shume diçka , një punë, njeri, shtëpi, situatë apo çfarë do qoftë, me anë të meditimit ti e rrit probabilitetin që ajo të vijë në jetën tënde.

Pasi lexuat këto, imagjinoni një meditim masiv të plot 144 mijë njerëzve, të cilët kanë të njëjtën dëshirë, shërimin e planetit dhe heqjen e energjive negative prej tij.

Thjeshtë fantastike!

Ky meditim masiv, pritet të ndodhë gjatë ditës së Halloweenit , më 31 tetor.

Çdo kush mund t’i bashkohet atij fare kollaj, pak rëndësi ka vendi ku ndodheni, mjafton të relaksoheni, të mbyllni sytë dhe të meditoni.

Burimi: Legionoflight

E.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

argetim argetim fuqia e meditimit meditimi masiv spiritualizem fuqia e meditimit meditimi masiv spiritualizem

Sondazh

Poll