Art&Argëtim

Epidemia e super morrave, pushton më shumë se gjysmën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës

3 Tetor 2019, 08:44 Nga DOSJA
Epidemia e super morrave, pushton më shumë se gjysmën e Shteteve

AMERIKË – 25 shtete në Amerikë janë tashmë të prekura nga epidemia e super morrave, dhe ekspertët thonë se ky është vetëm fillimi i përhapjes së saj.

Në vitet 2000, ilaçet e përdorura për heqjen e morrave, dhe dezinfektimin e tyre kanë qënë 100 përqind efektive, por në ditët e sotme këto ilaçe nuk duket se janë më efektive, dhe japin rezultat vetëm në 20 përqind të rasteve.

Morrat mesa duket kanë avancuar dhe kanë fituar imunitet ndaj ilaçeve të ndryshme të përdorura ndër vite.

Epidemia e morrave u përhap fillimisht në Virxhinia dhe Teksas duke vazhduar më pas në të gjithë vendin.

Klinika amerikane e mbrojtjes së shëndetit ka arritur të krijojë një makineri e cila përdor ajrin e nxehtë për të dehidratuar dhe vrarë morrat si dhe vezët që ato lëshojnë në një trajtim të vetëm, dhe çdo gjë do të kryhet për vetëm një orë.

Aparatura do të kushtojë rreth 170 dollarë, dhe do të përfshihet në rimbursimin e kryer nga shteti.

Mjekët paralajmërojnë qytetarët amerikanë të kenë kujdes, të mos shkëmbejnë kapelet, apo kapëset e flokëve me njëri tjetrin,  krëhërat e flokëve si dhe të mundohen të shmangin kontaktet me flokët apo kokën e personave të tjerë, pasi këto janë mënyrat që kryhet infektimi i morrave.

Burimi:AOL

E.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

kuriozitete kuriozitete amerikë epidemia e morrave amerikë epidemia e morrave

Sondazh

Poll