Art&Argëtim

“O Zoti im më mbro”, në gjendje të rëndë shëndetësore, ja çfarë shkruan Muharrem Ahmeti: Kur fatkeqësitë të mbul

3 Tetor 2019, 08:53 Nga DOSJA
“O Zoti im më mbro”, në gjendje të rëndë

TIRANË– Këngëtari i mirënjohur shqiptar i muzikës tallava, Muharrem Ahmeti ka pësuar një atak kardiak (Lexo këtu) dhe është në gjendje të vështirë shëndetësore. Por, nëse i hedhim një sy profilit të këngëtarit në rrjete sociale, dy javë më parë Muharremi I lutej Zotit për mirësi dhe mbrojtje.

“Kur sprovat dhe fatkeqësitë të të mbulojnë, mos harro se Zoti në ato momente, pot ë pastron dhe lartëson. Duhet vetëm pak durim për ta kaluar provimin. Më pas vijnë lehtësimet dhe mirësitë e panumërta”,- shkruan Muharrem Ahmeti dy javë para se të ndodhej në një gjendje të rëndë me shëndetin.

“O Zoti im. Unë kërkoj mirësinë e kësaj nate, hapjen e saj, ndihmën e saj, dritën e saj, dhuntinë dhe udhëzimet e saj. Kërkoj të më mbrosh nga e keqja e saj dhe e netëve të tjera pas”,- është postimi i dytë i këngëtarit të muzikës tallava, në rrjete sociale.

Ditën e djeshme u përhap me shpejtësi lajmi, për gjendjen e rëndë shëndetësore të Muharrem Ahmetit. Miku i tij i ngushtë, Kristian Xhaferaj shkruajti një status në profilin e tij në Facebook, ku tregonte për gjendjen e këngëtarit. Më pas në media qarkulluan fotot e tij (Lexo këtu), ndërsa ndodhej i shtrirë në spital, duke marrë ndihmën e nevojshme.

(R.L/Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz këngëtari i muzikës tallava muharrem ahmeti muharrem ahmeti në gjendje të rëndë shëndetësore këngëtari i muzikës tallava muharrem ahmeti muharrem ahmeti në gjendje të rëndë shëndetësore

Sondazh

Poll