Sport

Ishi i 'Reds", Carragher: "De Bruyne ende nuk e ka arritur atë moment që e pati Gerrard"...

Ish-lojtari i Liverpool e vendos shokun e tij të skuadrës mbi belgun 'KDB'

12 Maj 2023, 16:09 Nga DOSJA

Ishi i 'Reds", Carragher: "De Bruyne ende nuk e ka arritur

ANGLI - Kevin de Bruyne është një nga lojtarët më të mirë sot... dhe në historinë e Manchester Cityt. Loja e jashtëzakonshme e mesfushorit belg i lejoi 'blutë qiellorë' të shpëtonin me një barazim në ‘Santiago Bernabéu’ (1-1) në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Një gol i mrekullueshëm, që megjithatë ende nuk i mjafton Jamie Carragher. Ish-mbrojtësi i Liverpoolit mendon se ‘playmaker’-it belg i mungon ende një ‘moment’ më i veçantë për të hyrë në ‘Olimpin e Futbollit’.

"Unë nuk po e vë në dyshim aftësinë e tij, por kur flasim për renditjen e lojtarëve, ne gjithmonë i gjykojmë ata nga performancat e tyre më të rëndësishme në turnetë më të rëndësishëm," filloi Carragher, për të mbrojtur argumentin e tij në 'CBS Sport'.

Ai e shfrytëzoi shpejt një moment ikonik: "Po flas për një ndeshje, për atë moment që nuk mund ta largosh nga koka kur mendon, për shembull, për Gerrard. Lojën e Steven në finalen e Champions League në Stamboll (kundër Milanit) për këtë po flas”,- ka vazhduar ishi i ‘Reds’.

Ishi i 'Reds", Carragher: "De Bruyne ende nuk e ka arritur

"De Bruyne ende nuk e ka atë moment në nivelin më të lartë. Ndoshta e arrin, nëse ai do të jetë lojtari që e udhëheq Cityn për të fituar Champions League dhe trisin, kjo do ta lartësojë atë," përfundoi Carragher.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll