Sport

Pasi u fal, Messi menjëherë në formacion: “Leo është Leo dhe do të luajë titullar”…

Galtier ka njoftuar, se do të nisë si titullar ndeshjen e PSG-së kundër Ajaccio

12 Maj 2023, 15:50 Nga DOSJA
Pasi u fal, Messi menjëherë në formacion: “Leo

FRANCE - “Indisiplinimi” i Messit tashmë është histori. Pasi ‘Pleshti’ kërkoi falje Paris Saint-Germain hoqi pezullimin e tij, pasi udhëtoi në Arabinë Saudite pa leje, kështu të paktën e kuptuan nga klubi dhe Leo, i cili tashmë u kthye në stërvitje në fillim të javës, do të kthehet në 11-shen startuese për në Ajaccio.

"Për sa i përket sanksionit, askush nuk ka vendosur për të. Nga ana tjetër, kemi kënaqësinë të njoftojmë rikthimin e Leos, i cili do të fillojë nga nesër",- tha Christophe Galtier në një konferencë për shtyp.

Trajneri i PSG-së ka theksuar predispozitën e Messit për rikthimin e tij në grup: "Ai është stërvitur me entuziazëm, me vendosmëri dhe dukej i etur për të luajtur përsëri. Sapo u kthye, fola me të për të kuptuar gjendjen e tij shpirtërore dhe unë e gjeta të qetë, të motivuar për të luajtur dhe të vendosur për të fituar një titull më shumë (Ligue 1)”.

Galtier theksoi gjithashtu rëndësinë e ish-lojtarit të Barcelonës për PSG: "Messi është Messi, nuk do të zbuloj statistikat e tij këtë sezon (ai ka 20 gola dhe 19 asistime në 37 ndeshje), të cilat janë shumë interesante. E pamë atë në Troyes: "Ekipi luajti bukur me Leon. Ne duhet të gjejmë një mënyrë për të sulmuar aq mirë sa bëmë kundër Troyes."

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll