Sport

Asambleja e Përgjithshme e FSHF-së, Kushi: “Presim ndërtimin e stadiumeve”! Duka: “Do aplikojmë për një tjetër ngjarje evropiane”

Federata Shqiptare e Futbolli ka zhvilluar sot Asamblenë e Zakonshme Vjetore në "Shtëpinë e Futbollit" në Tiranë.

12 Maj 2023, 12:55 Nga DOSJA

Asambleja e Përgjithshme e FSHF-së, Kushi: “Presim

TIRANE - Federata Shqiptare e Futbolli ka zhvilluar sot Asamblenë e Zakonshme Vjetore në "Shtëpinë e Futbollit" në Tiranë. Fillimisht është mbajtur një minutë heshtje për të nderuar figurat të shquara të futbollit, të ndarë nga jetë pas Asamblesë paraardhëse: Sulejman Maliqati, Bujar Gogunja, Odisea Çipi dhe Nuri Bylyku.

Presidenti Armand Duka i dha fjalën ministres së Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi. Veç të tjerash, Kushi përmendi bashkëpunimin me FSHF-në dhe ndërtimin e stadiumeve të reja në Korçë, Durrës dhe Vlorë, si edhe ai "Selman Stërmasi" në kryeqytet.

"E pranova ftesën sepse sporti ka marrë vëmendje të veçantë nga qeveria, e dëshmojnë shumë nisma. Do të theksoja vendimin për ndërtimin e tri stadiumeve. Kemi qenë me presidentin Duka pjesë e komisionit për të vendosur për projektet. Nuk janë thjesht stadiume, por ‘pole’ për qytetet tona, që do të kenë jetë 24 orë në shtatë ditë të javës: jetë jo vetëm sportive, por edhe sociale, kulturore dhe ekonomike.

Asambleja e Përgjithshme e FSHF-së, Kushi: “Presim

Presim me padurim ndërtimin me tyre. Do të theksoja marrëveshjen e fundit me Manchester City Club, për të sjellë në Shqipëri akademinë elitare të Manchesterit, për të pasur një kampus në Shqipëri, që do t’i shërbejë gjithë rajonit",- tha ndër të tjera ministrja Kushi.

Punimet e Asamblesë së FSHF-së i ka përshëndetur edhe përfaqësues i FIFA-s, Lorenzo Cavallari, i cili i përcolli komunitetit të futbollit shqiptar përshëndetjet më të përzemërta në emër të Presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino, sekretares së përgjithshme të FIFA-s Fatma Samoura, si dhe të gjithë administratës së FIFA-s. 

Asambleja e Përgjithshme e FSHF-së, Kushi: “Presim

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi, uroi Presidentin e FSHF-së, Armand Duka për rizgjedhjen si anëtar i Komitetit Ekzkeutiv të UEFA-s dhe u shpreh i nderuar që merr pjesë në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të FSHF-së.

Asambleja e Përgjithshme e FSHF-së, Kushi: “Presim

Punimet e Asamblesë vijuan me fjalën e presidentit të FSHF-së, Armand Duka, i cili pasi u uroi mirëseardhjen delegatëve dhe të ftuarve specialë, u shpreh se politikat e FSHF-së gjatë kësaj periudhe gjithmonë kanë pasur vetëm një qëllim, zhvillimin e lojës së futbollit në Shqipëri, masivizimin e tij dhe sigurimin e një të ardhmeje të ndritur për këtë lojë.

Asambleja e Përgjithshme e FSHF-së, Kushi: “Presim

Në fjalën e tij ai ceku aplikimin e eventit të moshave për t'u zhvilluar në Shqipëri. "Administrata e FSHF-së ka përgatitur dosjen për aplikimin për zhvillimin e një aktiviteti të rëndësishëm të moshave. Unë kam shumë besim se kandidatura jonë do të ketë sukses, sepse kemi treguar edhe me finalen e Conference League që jemi të aftë për të organizimin e ngjarjeve të mëdha", tha Duka mes të tjerash.

Nga verifikimi i kryer nga Komisioni i Verifikimit, në këtë asamble nga 51 delegatë ishin prezentë 48 delegatë të klubeve e shoqatave anëtare të FSHF. Komisioni i Verifikimit, mbështetur ne Statutin e FSHF dhe Rregulloren e Asamblesë vëren se thirrja e asamblesë së përgjithshme është kryer në përputhje me statutin e FSHF dhe konform afateve të përcaktuara.

Më pas, në votim u hodhën edhe disa nga pikat e rendit të ditës. Delegatët miratuan vendimet e Asamblesë së mëpërshme, si dhe  miratimin e buxhetit për vitin 2023.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll