Art&Argëtim

“Më ndoqën me makinë, ishim tre vajza”, Rozana Radi rrëfen pse hoqi dorë nga koncertet: M’u krijua panik (VIDEO)

3 Tetor 2019, 08:24 Nga DOSJA
“Më ndoqën me makinë, ishim tre vajza”, Rozana Radi

TIRANË– Këngëtarja, Rozana Radi në një intervistë për “Glamour” në Ora Neës, ka rrëfyer arsyen që e detyroi të hiqte dorë nga koncertet. Sipas këngëtares ishin fansat e zjarrtë ata që e çuan të tërhiqej nga koncertet.

Rozana ka rrëfyer episodin vendimarrës pas një situatë, që i krijoi një ndjenjë paniku.

“Një ndër arsyet që e kam ndërprerë muzikën dhe nuk shkoj më nëpër koncerte është dhe arsyeja e fansaven dhe kjo është e vërtetë. Unë e kam lënë pas një koncerti në Vlorë, në të cilën ishin mbledhur disa fansa të mi. Pasi bëra foto, ndejta me to, i përshëndeta u nisa drejt Tiranës dhe e kisha të pamundur sepse filluan të më gjëmonin mbrapa me makinë dhe kjo gjë më krijoi një si tip paniku. Sepse unë e mbaj m,end atë natë, në koncert kemi qenë tre vajza. Ishin dy shoqet e mia që më shoqëronin dhe unë, e u bë pak e tepërt, krijoi panik gjëja. Kjo më ka krijuar një gjë jo të mirë dhe më ka lënë pasojë në jetën time,”– është shprehur Rozana Radi.

(R.L/Dosja.al)

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz fansat këngëtarja rozana radi koncertet rozana radi rozana radi në panik fansat këngëtarja rozana radi koncertet rozana radi rozana radi në panik

Sondazh

Poll