Aktualitet

EKSKLUZIVE- Me VIDEO: Dosja.al nxjerr momentin e arrestimit të Fredi Belerit, uniformat blu i shkojnë tek lokali

Siç duket edhe nga pamjet, Beleri po qëndron me disa persona në lokalin e tij në shëtitoren e Himarës.

12 Maj 2023, 01:05 Nga k.m
EKSKLUZIVE- Me VIDEO: Dosja.al nxjerr momentin e arrestimit të Fredi
Momenti i arrestimit

HIMARË- Dosja.al ka siguruar momentin e arrestimit të Fredi Belerit, kandidatit të koalicionit "Bashkë fitojmë" për bashkinë Himarë. Siç duket edhe nga pamjet, Beleri po qëndron me disa persona në lokalin e tij në shëtitoren e Himarës kur efektivë të Policisë së Shtetit dhe agjentë të Byrosë Kombëtare të Hetimit, i janë afruar dhe i kanë vendosur prangat atij dhe shoqëruesëve të Belerit.

Deri më tani raportohet se Beleri akuzohet për blerje votash por ende nuk ka një njoftim zyrtar lidhur me ngjarjen e ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm. 

arrestohet fredi beleri fredi beleri

Sondazh

Poll