Aktualitet

Artan Hoxha: Rama e mbyll fushatën në Durrës, ka dyshime të forta...

Ai shtoi se në Durrës ka mjaft persona të krimit aktivë, por kandidati i Opozitës, Igli Cara, ka treguar se nuk merret me ta. 

11 Maj 2023, 21:15 Nga F.M
Artan Hoxha: Rama e mbyll fushatën në Durrës, ka dyshime të
Artan Hoxha

TIRANË- Gazetari Artan Hoxha ka deklaruar se dy ikat ku edhe vetë maxhoranca ka dyshime të forta në lidhje me zgjedhjet lokale, janë Durrësi dhe Shkodra. I ftuar në "TPZ", Hoxha tha se për këtë arsye, dy mitingjet e fundit, Rama do t'i zhvillojë në Durrës dhe Shkodër. Ai shtoi se në Durrës ka mjaft persona të krimit aktivë, por kandidati i Opozitës, Igli Cara, ka treguar se nuk merret me ta. 

Pjesë nga fjala e Artan Hoxhës:

Durrësi ka brenda edhe zonën e Krujës, kryeqytetin evropian të tritolit. Durrësit hyn te bashkitë e mëdha ku është përqëndruar vëmendja. E di ku i ka Rama dy takimet e fundit? Rama edhe fushatën e mbyll në Durrës dhe në Shkodër. As në Tiranë, as në Elbasan, i mbyll aty ku ka dyshime, në Durrës dhe Shkodër. Në Durrës, fushata duket sikur ka ngritur Igli Cara frymë pozitive. Por ne e provuam vetë, e testuam që përballet me personazhet e famshme, Rumi e këta, vonitekat e çfarë janë këta, nuk u mor me këta.

artan hoxha

Sondazh

Poll