Aktualitet

Akuza për blerje votash, SPAK në aksion/ Arrestohet Fredi Beleri, kandidati i opozitës dërgohet në Policinë e Vlorës

Lidhur me ngjarjen nuk ka ende një njoftin zyrtar nga Policia e Shtetit.

12 Maj 2023, 00:47 Nga k.m.

Akuza për blerje votash, SPAK në aksion/ Arrestohet Fredi Beleri,

HIMARË- Arrestohet Fredi Beleri, kandidati i koalicionit "Bashkë fitojmë" për Bashkinë e Himarës. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se kandidati i opozitës akuzohet për blerje votash dhe se aktualisht ndodhet në Komisariatin e Policisë së Vlorës. Megjithatë lidhur me ngjarjen nuk ka ende një njoftin zyrtar nga Policia e Shtetit. Po të njëjtat burime të Dosja.al bëjnë me dije se prangosja është bërë nga efektivë të dërguar nga Tirana. 

Ditët e fundit ai ka qenë i sulmuar nga vetë kryeministri Edi Rama, i cili se e ka akuzuar se ka në axhendë helenizimin e Himarës duke iu referuar një interviste që Beleri dha për Protothema. Vetë Beleri hodhi poshtë akuzat duke u shprehur se e gjjtha ishte fabrikim i mediave të Ramës pasi ai vetë kishte folur vetëm për gjuhën greke dhe minoritetin. 

fredi beleri arrestohet fredi beleri

Sondazh

Poll