Aktualitet

Aksident në hyrje të Fierit/ 3 automjete përplasen me njëra-tjetrën, nuk ka të plagosur por vetëm materiale

3 automjete janë përplasur me njëri- tjetrin, një furgon, një BMW dhe një Passat, ndërsa pranë vendit të ngjarjes kanë shkuar specialistë të policisë rrugore.

11 Maj 2023, 21:36 Nga a.l
Aksident në hyrje të Fierit/ 3 automjete përplasen me
Aksident në Fier

FIER- Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të enjteje në Fier. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në hyrje të qytetit, më konkretisht pranë Drejtorisë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor. 

3 automjete janë përplasur me njëri- tjetrin, një furgon, një BMW dhe një Passat, ndërsa pranë vendit të ngjarjes kanë shkuar specialistë të policisë rrugore.

Nga aksidenti mësohet se nuk ka të lënduar por vetëm dëme të konsiderueshme materiale. Ende nuk dihet shkaku që mund të ketë çuar në përplasjen e tre automjeteve, ndërsa policia po heton në vendin e ngjarjes. 

aksident ne fier

Sondazh

Poll