Aktualitet

Shau e fyeu policët pse e ndaluan në rrugë, arrestohet i dehur në timon ish-kryetari i komunës Petrelë Ylli Kupi

Policia i është vënë në ndjekje, duke e patur në një distancë të shkurtër, më pas automjeti ka ndaluar. Policët janë afruar te mjeti dhe i kanë kërkuar drejtuesit që të hapte xhamin e automjetit dhe tu përgjigjej urdhërave të Punonjësve të Policisë, por Ylli Kupi, nuk pranonte që të hapte as derën as xhamin e mjetit.

11 Maj 2023, 21:17 Nga F.M
Shau e fyeu policët pse e ndaluan në rrugë, arrestohet i dehur
Foto Ilustruese

TIRANË- Ylli Kupi, ish-kryetari i Komunës Petrelë në Tiranë është vënë në pranga nga forcat 'Shqiponja' në zonën e Farkës në Tiranë. Gazetari Elton Qyno shkruan për “Ora News” se Kupi është vënë në praga rreth orës 03:30 të mëngjesit të datës 10 Maj, pasi ishte duke drejtuar mjetin në gjëndje të dehur dhe ka “Kundërshtuar punonjësit e policisë”. Kupi, në orët e vona të natës, lëvizte me një automjet me targë “AA 707 FE”, kur në rreth rrotullimin e Mulletit dhe është vënë re nga patrullat “Shigjeta” dhe “Shqiponja”.

Dy patrullat policore mësohet të jenë afruar në këtë zonë për të bërë lokalizimin e këtij mjeti, pasi informacioneve që ishin dhënë nga posta e Farkës, se brenda në makinë lëviznin persona të armatosur. Automjeti po lëvizte me drejtim të çrregullt drejt rreth rrotullimit të Mulletit, duke shkuar në drejtim të punonjësve të policisë. Patrulla e policisë i ka bërë shenjë ndalimi por drejtuesi i mjetit nuk ju është bindur urdhërit për të ndaluar, duke vijuar të ecë me shpejtësi dhe vënë në rrezik jetën e tyre.

Policia i është vënë në ndjekje, duke e patur në një distancë të shkurtër, më pas automjeti ka ndaluar. Policët janë afruar te mjeti dhe i kanë kërkuar drejtuesit që të hapte xhamin e automjetit dhe tu përgjigjej urdhërave të Punonjësve të Policisë, por Ylli Kupi, nuk pranonte që të hapte as derën as xhamin e mjetit.

Në këtë moment kanë njoftuar përsëri sallën operative që të afronte dhe shërbime të tjera në ndihmë të tyre. Por në një moment drejtuesi i mjetit ka hapur derën, sapo shërbimet i janë afruar, Kupi ka filluar që t'i shtyjë ata fizikisht, si dhe i ka ofenduar Punonjësit e Policisë.

Ylli Kupi ka tentuar përsëri të largohej duke mos ju bindur urdhërave të policisë dhe të ndodhur në këto kushte për të mos rrezikuar jetën, policët kanë ndërhyrë me forcë për ta neutralizuar atë, duke ja fikur makinën. Edhe kur është shoqëruar në ambjentet e komisariatit Nr.1 në Tiranë nuk ka pranuar t'i nënshtrohet testit të alkoolit, duke kryer veprime kundërshtuese dhe lëshuar fyerje të rënda ndaj punonjësve të Policisë së Shtetit.

Nisur nga kjo situatë ai është transportuar në drejtim të Urgjencës së Spitalit “Nënë Tereza”, duke mundësuar marjen e një kampioni gjaku me qëllim kryerjen e testit të alkoolit.

arrestohet ylli kupi

Sondazh

Poll