Aktualitet

Artan Hoxha për Veliajn: Nuk njoh asnjë grup kriminal që më ka folur keq për të, janë të kënaqur

Sipas Hoxhës, ndërtimet janë bërë shumë, dhe kjo mund të jetë një prej arsyeve të kësaj 'aelance'. 

11 Maj 2023, 21:07 Nga F.M
Artan Hoxha për Veliajn: Nuk njoh asnjë grup kriminal që më
Artan Hoxha

TIRANË- Gazetari Artan Hoxha ka nënkuptuar se marrëdhënia e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj dhe grupeve kriminale ëhstë mjaft e mirë. I ftuar në 'TPZ', Hoxha tha se ka takuar anëtarë të grupeve kriminale që nga Ekuadori deri në Dubai dhe nuk ka marrë asnjë ankesë prej tyre, referuar Veliajt. Sipas Hoxhës, ndërtimet janë bërë shumë, dhe kjo mund të jetë një prej arsyeve të kësaj 'aelance'. 

Pjesë nga fjala e Hoxhës: 

Nuk njoh ndonjë grup kriminal në Shqipëri, nga Ekuadori deri në Dubai, që të ketë folur keq për kryetarin e Bashkisë së Tiranës. Ata janë të kënaqur. Ndërtime janë bërë plot, nuk shoh ndonjë kundër haptazi. Por, në qarkun e Tiranës, duke qenë se ka edhe diferencë nuk besoj se këta do zbresin që të jenë të dukshëm.

artan hoxha

Sondazh

Poll