Aktualitet

'Zien' Veriu! Hoxha: Ka garë në Lezhë, në Kukës është 'në lojë' dhe Abedin Ruçi, problematiku që rrahu Safet Gjicin

Hoxha tha se Ruçin duan ta nxjerrin jashtë loje, por mbetet për tu parë se çfarë do të ndodhë. 

11 Maj 2023, 21:02 Nga F.M
'Zien' Veriu! Hoxha: Ka garë në Lezhë, në
Artan Hoxha

TIRANË- Gazetari Artan Hoxha ka analizuar situatën në bashkitë e veriut para zgjedhjeve lokale të 14 majit. I ftuar në 'TPZ', Hoxha tha se garë të fortë ka në Lezhë e Kukës. Sipas Hoxhës, në Kukës është aktivizuar një person me precedentë penalë, Abedin Ruçi, që ka dhunuar dhe kryebashkiakun Safet Gjici. Hoxha tha se Ruçin duan ta nxjerrin jashtë loje, por mbetet për tu parë se çfarë do të ndodhë. 

Pjesë nga fjala e Artan Hoxhës:

Peshën elektorale e kishte Nikulaj. Bardhok Pllanaj u ekzekutua gjatë fushatës gjithashtu. Mungesa e tyre ndikon. Në Lezhë ka garë dhe prezenca e tyre ndihet. Se deri ku do të shkojnë, do ta shohim. Në momentin që ka heshtje zgjedhore, heshtja është politike, për të punuar, punojnë ata poshtë. Kemi Kukësin, në Kukës....Nuk e besoj që maxhoranca merr Tropojën. Në Kukës ka një element që KQZ e ka çuar për verifikim, është një parti e re, partia për evropanizimin, është Abedin Ruçi. Ky ka pas fituar në Kolsh. Ky ka pasur dhe një konflikt, policia shkoi ta arrestonte sepse rrahu Safet Gjicin. Duan ta nxjerrin nga loja sepse ky dëmton Safetin. 

artan hoxha

Sondazh

Poll