Politike

Kryemadhi: Kanë shkuar nga Tirana në Skrapar duke kërcënuar në lokalet e fshatit e duke vënë gjoba

Kryemadhi tha se një person i identifikuar si Genc/Gent Mema ka shkuar nga Tirana në Skrapar që të ushtrojë presion për vota. 

11 Maj 2023, 22:33 Nga F.M
Kryemadhi: Kanë shkuar nga Tirana në Skrapar duke kërcënuar
Monika Kryemadhi

TIRANË- Deputetja Monika Kryemadhi ka bërë një denoncim në lidhje me shit-blerjen e votave. E ftuar në RTVOra, Kryemadhi tha se një person i identifikuar si Genc/Gent Mema ka shkuar nga Tirana në Skrapar që të ushtrojë presion për vota. 

Pjesë nga deklarata e Kryemadhit:

Është ngrit e gjithë Ministri e Brendshme dhe ka shkuar në Skrapar. Se ç'është një Genc/Gent Mema, dy metra i gjatë, nga Tirana. Shkon rri atje, nuk ka lënë lokal fshati. Ata të gjithë të mbaruar atje, s'ka lënë lokal fshati pa kërcënuar. Ngre AKU, Task Forca, ngre polici. Dhe ka shkuar u ka vënë gjoba njerëzve. Këtë e kanë bërë dhe do të vazhdojnë ta bëjnë por kjo u shton inatin njerëzve.

Mua nuk më shqetëson as patronazhiste se dhe ne kemi patronazhistat tanë që dalim trokasim derë më derë, shpërndajmë fletëpalosje që ti çojmë njerëzit të votojnë. Ne kemi komisionerë në qëndrat e votimit, kemi vëzhgyës, njerëz që rrinë jashtë qendrave të votimit.Shtabet tona elektorale janë të grupuar dhe punojnë dhe me listat e zgjedhësve evidentojnë njerëzit që vijnë e votojnë.

Për ne e rëndësishme është që të mos shiten komisionerët, grupet e vëzhgyesve dhe grupet që nxjerrin njerëzit për të votuar.

monika kryemadhi

Sondazh

Poll