Politike

Pronat në Himarë, Rama: S'kanë lidhje me grekët. I kanë blerë me para njerëz nga Laçi, Bulqiza, Kukësi. Nuk i kanë marrë me dhunë

Kryeministri Edi Rama theksoi se Himara është tokë shqiptare, në të cilën si shqiptarët ashtu dhe ata që i përkasin minoritetit grek nga prejardhja duhet të jetojnë në paqe.

11 Maj 2023, 21:54 Nga k.m.
Pronat në Himarë, Rama: S'kanë lidhje me grekët. I
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama nuk i ka kursyer akuzat ndaj kandidatit të “Bashkë Fitojmë” për Himarën, Fredi Beleri, duke e cilësuar një ‘shëmbëlltyrë të skutave më të errëta’. Në fjalën e tij gjatë emisionit "Opinion", kryeministri Edi Rama theksoi se Himara është tokë shqiptare, në të cilën si shqiptarët ashtu dhe ata që i përkasin minoritetit grek nga prejardhja duhet të jetojnë në paqe. Madje foli edhe për çështjen e pronave. 

"Unë jam ky që jam, me të mirat dhe të këqijat e mia. Nuk them që çdo gjë që bëj unë duhet marrë shembull dhe duhet imituar, por nuk rri dot pa folur kur shoh në vitin 2023, Shqipërisë i kthehet në Himarë një e zezë e një të shkuare kur Partia Socialiste dhe Partia Demokratike që ishin thikë më thikë, shumë më keq se sot. Sot s’ka Parti Demokratike fare. Sot është shporta më e shëmtuar me karavidhet më të shëmtuara të mbledhura në opozitë, por kur ishin thikë më thikë kanë bërë një koalicion dhe kanë vënë një kandidat dhe kanë vajt atje e kanë bërë fushatë bashkë.

Himara është Shqipëri, Himara është pjesë integrale e Republikës së Shqipërisë, njësoj si gjithë të tjerat. Himara është tokë shqiptare dhe është një tokë ku duhet të jenë në paqe që të gjithë, ata që janë shqiptarë dhe ata që i përkasin minoritetit apo kombit grek nga prejardhja e tyre. Me të cilët unë kam punuar personalisht, me përfaqësuesit e komunitetit himariot në Amerikë që kanë qenë njerëzit më të interesuar, më të angazhuar për çështjen e pronave dhe ne jemi angazhuar me grupe pune me avokatët e tyre dhe unë me këtë qeveri e kemi zgjidhur çështjen e pronave të himariotëve për të gjithë. Shkoni pyetini ata, janë të kënaqur, të pakënaqur dhe huri më i shtrembër që kemi hasur në rrugë ishte ky. Pronat nuk është çështje shqiptarësh dhe grekësh. Nëse pronat i kanë të tjerë, i kanë blerë me para. Nëse ka nga Laçi, nga Bulqiza, nga Kukësi që kanë vajtur dhe kanë ndërtuar atje nuk ia kanë marrë pronat me dhunë. Ia kanë marrë duke i shitur, dhe njerëz që shesin prona, apo që kanë bërë presione, janë pjesë e një historie nuk ka të bëjë me dhunimin e helenizimit,"-tha Edi Rama

edi rama

Sondazh

Poll