Politike

Rama vizaton Fevziun si kërmill tek dajrja, i kërkon firmën, moderatori e ngacmon: Për kryekalin? Se mos ngatërroj ndonjë gërmë

Nuk mungoi ironia.

11 Maj 2023, 21:12 Nga k.m.
Rama vizaton Fevziun si kërmill tek dajrja, i kërkon firmën,
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama mori dhuratë nga Blendi Fevziu, një dajre tek e cila kreu i qeverisë bëri një karikaturë. Gjatë emisionit "Opinion", kreu i qeverisë shkroi në të “Opinion”, “Tv Klan”, “11 Maj 2023” i kërkoi Fevziut një autograf aty. Por nuk mungoi ironia nga ky i fundit.

PJESË NGA BISEDA: 

Edi Rama: Hajde ma firmos pak, se e dua kujtim nga ky emision.
Fevziu: Do të ta dedikoj, se i the vetës kryekali i Shqipërisë. Më duket se ngatërrove një gërmë. Për kryekalin?
Edi Rama: Vër mor firmën...
Fevziu: Të ta bëj mbrapa si të shoh unë ty. Ja për kryekalin. Po e shkruajta ekzakt.

edi rama

Sondazh

Poll