Politike

Berisha i kërkoi DEBAT, Rama: JO! Është sharlatan!

Rama tha se Berisha nuk e meriton një debat me atë pasi sipas tij, është një sharlatan që tallet me popullin shqiptar.

11 Maj 2023, 21:23 Nga k.m.
Berisha i kërkoi DEBAT, Rama: JO! Është sharlatan!
Pamje nga emisioni

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka mohuar kërkesën për debat nga kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha. Që kur ka nisur fushata zgjedhore për 14 majin, Sali Berisha i ka kërkuar kryeministrit Edi Rama debat publik lidhur me programet e partive, por sot në emisionin “Opinion”, ka ardhur përgjigjia.

Rama tha se Berisha nuk e meriton një debat me atë pasi sipas tij, është një sharlatan që tallet me popullin shqiptar.

“Kam 1 mijë arsye pse ky njeri nuk meriton debat se ky është një sharlatan që tallet ditën dhe natën me popullin shqiptar. Nëse shumica e popullit shqiptar ia jep përgjigjen rregullisht, atëherë detyrimi i këtij njeriu është me ata që e votojnë. Nuk e njoh për kryetar opozite dhe e konsideroj një të vdekur mes të gjallëve. Ai është një turp sot, për shtetin dhe popullin shqiptar. Është një person që na ulë kokën të gjithëve para atyre që ne pa ata nuk bëjmë dot,”- tha Rama.

edi rama

Sondazh

Poll