Politike

Çfarë quan dështim? Rama: Po morën 'ata' mbi 30 bashki

Edi Rama tha se më 14 maj socialistët fitojnë 49 ose 50 bashki.

11 Maj 2023, 22:21 Nga k.m.
Çfarë quan dështim? Rama: Po morën 'ata' mbi 30
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka bërë edhe njëherë parashikimin për zgjedhjet lokale të 14 majit. Në fjalën e tij gjatë emisionit "Opinion", Edi Rama tha se më 14 maj socialistët fitojnë 49 ose 50 bashki. Por gjithashtu cilësoi edhe çfarë konsideron dështim në këto votime. 

"Gara është e mbyllur, fitore e PS, 49-50 bashki. Nuk ka asnjë garë në Shqipëri sot që është e mbyllur për ata, është e hapur. Unë po flas se çfarë ne parashikojmë nga anketimet. Dështim do të ishte nëse do të fitonin ata mbi 30 bashki. Nëse flasim për bashki të madha apo të vogla, atëherë këtë 11 që ngelen të hapura, bëhet fjalë për bashki të vogla jo të mëdha se pastaj...”,-tha Rama.

edi rama

Sondazh

Poll