Politike

Yuri Kim me prona në jug? Rama: Është një ukrainas me të njëjtin emër, i pafytyri akuzon ambasadoren

Rama iu përgjigj akuzave të kryedemokratit Sali Berisha, i cili ka deklaruar se ambasadorja ka blerë prona në Jug.

11 Maj 2023, 21:35 Nga F.M
Yuri Kim me prona në jug? Rama: Është një ukrainas me
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim nuk ka asnjë pronë në Jug të Shqipërisë. I ftuar në "Opinion", Rama iu përgjigj akuzave të kryedemokratit Sali Berisha, i cili ka deklaruar se ambasadorja ka blerë prona në Jug. Por, Rama e mohoi këtë gjë. Ai tha se bëhet fjalë për një ukrainas që mban të njëjtin emër.

"Po ka një Yuri Kim, shtetas ukrainas që të shoqen ia quajnë Marina Kim. Kanë blerë prona në Sarandë. Ky i pafytyrë guxon të akuzojë ambasadoren,"_ tha Rama.

edi rama yuri kim sali berisha

Sondazh

Poll