Politike

Rama-kandidatit të Berishës: Ik te doktori i zemrës kur të shohësh rezultatin e Kamzës, do pësosh infarkt

Rama tha se Hoxha kur të shohë rezultatet do pëspjë sulm në zemër. Ai e ‘sugjeroi’ të shkojë tek një doktor për zemrën.

11 Maj 2023, 19:53 Nga F.M
Rama-kandidatit të Berishës: Ik te doktori i zemrës kur të
Edi Rama

KAMËZ- Kryeministri Edi Rama i është drejtuar kandidatit të koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’, Arjan Hoxha dhe i ka kërkuar që të mos qëndrojë në Kamëz në momentin që do të dalin rezultatet e zgjedhjeve lokale të 14 majit. I pranishëm në Kamëz, teksa kërkoi një mandat të dytë për Rakip Sulin, Rama tha se Hoxha kur të shohë rezultatet do pëspjë sulm në zemër. Ai e ‘sugjeroi’ të shkojë tek një doktor për zemrën.

Pjesë nga fjala e Ramës:

Mos rri në Kamëz kur të dali votimi elektronik, po të shkojë të doktori i zemrës se mos na i pushon zemra. Kamza nuk do bëhet socialistë në 14, por do vulosë me vullnetin e vet që nuk është as blu e as mavi, por kuqezi me Rakip Sulin. Nëse Kamza në orën 08:30 do dali ashtu siç thotë Rakipi dhe ju, atëherë, Kamza mua ma ka hëngër zemrën komplet.

edi rama fushata 2023 rakip suli arjan hoxha

Sondazh

Poll