Politike

VIDEO/ Premtimi i Rakip Sulit: Do ngremë Pallatin e Sportit në Kamëz, se ku do t'i gjej paratë nuk ka rëndësi

Ai e bëri këtë premtim teksa kërkonte mandatin e tij të dytë si kryetar bashkie.

11 Maj 2023, 18:39 Nga F.M
VIDEO/ Premtimi i Rakip Sulit: Do ngremë Pallatin e Sportit në
Rakip Suli

TIRANË- Kryebashkiaku i Kamës, Rakip Suli ka premtuar ngritjen e një Pallati Sporti në Kamëz. Ai e bëri këtë premtim teksa kërkonte mandatin e tij të dytë si kryetar bashkie. Por, theksoi gjithashtu se burimi i parave nuk do të kishte rëndësi. 

"I them dhe kryeministrit, i nderuar kryeministër, rezultatin e doje të thellë por mos harro se mua më ke në derë, që Kamza të jetë model i Shqipërisë. Pse e preka? Unë diçka do u garantoj, se ku do t'i gjej paratë nuk ka rëndësi, do bëjmë Pallatin e Sportit në Kamëz, se tokën e kemi. Po, po, regjistrojeni mirë,"- tha Suli. 

rakip suli fushata 2023

Sondazh

Poll