“Erdhën talebanët"/ Berisha paralajmëron Pjerin Ndreun: Do mbetesh pa atdhe. Ke 72 orë kohë…pastaj "vai via"
Sali Berisha e paralajmëroi se do i hiqet qytetaria dhe do të përzihet nga qyteti për shkak se ka quajtur talebanë qytetarët e Lezhës për arsye se kanë bindje të ndryshme politike.
LEZHË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha i është përgjigjur kryebashkiakut aktual të Lezhës, Pjerin Ndreut pasi ky i fundit i etiketoi mbështetësit e PD-së si talebanë. Në fjalën e tij gjatë takimit përmbyllës në Lezhë me kandidatin e koalicionit "Bashkë fitojmë", Pashk Gjonin, Berisha e paralajmëroi se do i hiqet qytetaria dhe do të përzihet nga qyteti për shkak se ka quajtur talebanë qytetarët e Lezhës për arsye se kanë bindje të ndryshme politike.
Berisha u shpreh se ai 72 orë kohë që të largohet nga zyra derisa lezhjanët të shprehin vullnetin e tyre me votë.
"Cilin ka këtu Edi Rama? Ka Pjerin Ndreun. A e dini ju se Pjerin Ndreu ka 4 vite që nuk vendos shtatoren e Heroit tonë kombëtar në shesh me urdhër të Edi Ramës. Po ka llogjikë, ka gjë më të turpshme se kjo. Sikur Skënderbeu të jetë pronë e tyre, plaçkë e tyre dhe mund ta trajtojnë si të duan. Ky është një turp i madh dhe unë do ti them Pjerin Ndreut këto fjalë; se Pashk Gjoni, një nga aktet e para do të të heqë qytetarinë nga Lezha, do të të përjashtojë, do ta ç’regjistrojë nga gjendja civile. E dyta, qeveria demokratike do të të heqë edhe shtetësinë shqiptare dhe bashkë me Safet Gjicin do të mbeteni apartidë, pa atdhe. Ndaj dhe shërbëtor i Edi Ramës, të duken lezhjanët si talebanë, sigurisht se i ke vjedhur, i ke vjedhur, i ke vjedhur, ke frikë, tmerr prej tyre. Si mund të ju thuash talebanë qytetarëve të tu, se kanë bindje të ndryshme politike. Jo miqtë e mi, kjo është frika e hajdutit që ka futur duart në paratë tuaja, në pronat tuaja dhe e dinë se do ta kapim për zverku dhe do ta flakim në datën 14 maj. Pjerin i kam edhe dy lajme të tjera për ty, jo të mira, se nuk i meriton se vetë i bëni këto. Edi Ramën shumë shpejt do ta përcjellësh tek McGonigali. Po e pret me padurim. Të garantoj Pjerin se është i pashpresë. E dyta Pjerin, ke gjithsej 72 orë në atë zyrë. Asnjë orë tepër. Kur të mbyllet kutia e fundit, largohu. Ua ke pru lezhjanëve aty ku nuk mban më,"-tha Berisha.
Sondazh
VIDEO/ Premtimi i Rakip Sulit: Do ngremë Pallatin e Sportit në Kamëz, se ku do t'i gjej paratë nuk ka rëndësi
Rakip Suli TIRANË- Kryebashkiaku i Kamës, Rakip Suli ka premtuar ngritjen e një Pallati Sporti në Kamëz. Ai e bëri kët&e...
VIDEO/ Rakip Suli bëhet 'ujë në djersë' para Ramës
Rakip Suli KAMËZ- Kryebashkiaku i Kamëz Rakip Suli siç duket ka përjetuar momente të sikletshme teksa fliste para 'shefit' t&eum...
Po shoqërojnë Berishën/ Pjerin Ndreu tallet me demokratët: Erdhën talebanët...!
Pjerin Ndreu LEZHË- Kreu aktual i Bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu duket se është shqetësuar nga demokratët. Ndre...
Gruaja ruse dënohet pasi 'përdhosi' varrin e prindërve të Putinit
Foto ilustruese RUSI- Një grua 60-vjeçare ruse u dënua me 2 vjet burg me kusht pasi kishte lënë një mbishkrim fyes në ...
(FOTOT) Pas Begajt, Presidenti polak pritet në takim nga Rama
Andrzej Duda dhe Edi Rama TIRANË- Presidenti polak Andrzej Duda gjatë vizitës së sotme në Tiranë, pas takimit ...
“Trajtim preferencial”, Belind Këlliçi prezanton programin për personat me aftësi të kufizuar
Kandidati i koalicionit opozitar “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi, shpalosi programin e ...
KAS vendosi që anëtari i 4 i grupeve të numërimit të ndahet me PDIU-në, Partia e Lirisë ankimon vendimin në Kolegjin Zgjedhor
Foto ilustruese TIRANË- Partia e Lirisë ka ankimuar vendimin e Komisionit të Anikimimit dhe Sanksioneve, i cili ditën e djeshme i la n&...
“Kryebashkiaku i Vorës me familjarët kërcënojnë bizneset në këmbim të votës”, Hoxha thirrje OSBE-ODIHR dhe Ambasadës së SHBA-së
Indrit Hoxha VORE- Kandidati i “Bashkë Fitojmë” Indrit Hoxha, ka hedhur akuza mbi kryeministrin Rama dhe kryebashkiakun Veliaj se po ...
Takimi Basha-Balla/ Meta: Tradhëti e dalë sheshit, ky bashkëpunim dihej prej kohësh
Ilir Meta TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta e ka konsideruar një tradhëti takimin e zhvilluar mes kryedemokrati...
Berisha shpërndan VIDEO-TAKIMIN mes Bashës e Ballës: Opozita e bodrumit
Lulzim Basha, Taulant Balla dhe Sali Berisha TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka shpërndarë videon që tregon takimin e zhvilluar mes ...
