Bota

Anuloi fushatën elektorale/ Pas Muhamer Ince, një tjetër kandidat pritet të dorëhiqet nga gara për zgjedhjet presidenciale në Turqi

Sinan Ogan pritet që nesër në Ankara të bëjë deklarata dhe të shpallë zyrtarisht tërheqjen e tij nga zgjedhjet presidenciale.

11 Maj 2023, 18:00 Nga a.l
Anuloi fushatën elektorale/ Pas Muhamer Ince, një tjetër kandidat
Sinan Ogan

TURQI- Kandidati i katërt për zgjedhjet presidenciale në Turqi, Sinan Ogan duket se është drejt dorëheqjes, pasi ka njoftuar anulimin e fushatës elektorale që do të niste nesër.  Mediat turke raportojnë se, Sinan Ogan pritet që nesër në Ankara të bëjë deklarata dhe të shpallë zyrtarisht tërheqjen e tij nga zgjedhjet presidenciale.


Tërheqja e Oganit do të pasonte atë të Muhamer Ince, i cili sot mori vendimin zyrtar për t'u tërhequr nga zgjedhjet. Sipas ekspertëve, sondazhet i japin një epërsi Kemal Kilicdaroglu ndaj Rexhep Tajip Erdogan. 

zgjedhjet ne turqi sinan ogan

Sondazh

Poll