Art&Argëtim

Pas ndarjes nga bashkëshorti, Adele nis historinë pasionante me reperin britanik

3 Tetor 2019, 07:15 Nga DOSJA
Pas ndarjes nga bashkëshorti, Adele nis historinë pasionante me

E njohur për këngën e saj hit “Hello”, 31-vjeçarja Adele, pas ndarjes nga bashkëshorti ka rigjetur dashurinë. Burime të medieve të huaja bëjnë me dije se këngëtarja po shoqërohet me reperin Skepta, emri i vërtetë i të cilit është, Joseph Junior Adenuga.

Muajin e kaluar, Adele paraqiti kërkesën për divorc nga burri i saj, 45-vjeçari Simon Konecki.

Reperi 37-vjeçar Skepta, i cili është gjithashtu një vendas i Tottenham, ka qenë në një varg takimesh romantike me Adele. Miqtë e çiftit me sa duket janë “duke shpresuar dhe parashikuar që të vazhdojnë të bëhen një çift i shkëlqyeshëm”.

Më pak se dy javë më parë, artistja festoi ditëlindjen e 37-të të reperit në Crystal Maze në Londër, ku u panë nën shoqërinë e njëri-tjetrit.

Adele dhe Skepta kanë qenë atje për njëri-tjetrin, pasi të dy i dhanë fund marrëdhënieve të tyre duke u ndarë. Ata kanë një lidhje të ngushtë dhe patjetër që ka diçka të veçantë,”-shtoi burimi pranë çiftit.

Në vitin 2016, Skepta deklaroi për “ES Magazine” se ishte në kontakt me Adele:”Adele më tekstifikon mua gjatë gjithë kohës dhe më mban në kontroll. Ajo më flet mua se si po shkojnë gjërat”.

Po atë vit, Adele postoi një fotografi të reperit në rrjetet sociale, duke e përshkruar atë si “Tottenham Boy” me një emoji të zemrës.

Burimi: FoxNews

(R.L/Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz adele britani kengetarja adele skepta adele britani kengetarja adele skepta

Sondazh

Poll