Bota

Lufta në Ukrainë/ Borrell: Ata dështuan, Rusia tashmë ka humbur

Në fjalimin e tij Borrell iu referua tërheqjes së trupave në Kiev dhe Bakhmut.

11 Maj 2023, 12:51 Nga f.i
Lufta në Ukrainë/ Borrell: Ata dështuan, Rusia tashmë ka
Joseph Borrell

UKRAINË- Përfaqësuesi i BE-së për politikën e jashtme, Joseph Borrell ka deklaruar gjatë Samitit Europian për Mbrojtjen dhe Sigurinë se Rusia tashmë ka humbur luftën në Ukrainë. Mediat e huaja shkruajnë se në fjalimin e tij Borrell iu referua tërheqjes së trupave në Kiev dhe Bakhmut.

“Rusia vazhdon të bombardojë vazhdimisht Ukrainën. Ushtria ruse u mund, ata u përpoqën të merrnin Kievin brenda dy javësh, ata dështuan dhe u tërhoqën. Ata nuk mund të merrnin në kontroll as Bakhmut. Është një luftë e përgjakshme por Rusia e ka humbur tashmë,” tha ai.

lufta ne ukraine joseph borrell

Sondazh

Poll