Bota

Një i vdekur dhe 4 të plagosur në kufirin Armeni-Azerbajxhan, vendet rivale akuzojnë njëra-tjetrën për sulmet

Nga ana tjetër, Armenia ka akuzuar Azerbajxhanin për sulm, ku mbetën të plagosur 4 ushtarë të saj. Incidenti vjen pasi liderët e Armenisë dhe Azerbajxhanit, Nikol Pashinyan dhe Ilham Aliyev, pritet të takohen të dielën në Bruksel në një takim të organizuar nga BE.

11 Maj 2023, 12:13 Nga f.i
Një i vdekur dhe 4 të plagosur në kufirin Armeni-Azerbajxhan,
foto ilustruese

ARMENI- Armenia dhe Azerbajxhani po fajësojnë njëra-tjetrën për shkëmbimin e zjarrit në një zonë kufitare, ku mbeti i vrarë një ushtar forcave të armatosura të Azerbajxhanit dhe 4 ushtarë të Armenisë mbetëm të plagosur, shkruajnë mediat e huaja.

'Një ushtarak i forcave të armatosura të Azerbajxhanit u vra pas një sulmi nga forcat armene,”- tha ministria e mbrojtjes e Azerbajxhanit.

Nga ana tjetër, Armenia ka akuzuar Azerbajxhanin për sulm, ku mbetën të plagosur 4 ushtarë të saj. Incidenti vjen pasi liderët e Armenisë dhe Azerbajxhanit, Nikol Pashinyan dhe Ilham Aliyev, pritet të takohen të dielën në Bruksel në një takim të organizuar nga BE.

Të dy vendet janë në bisedime për një marrëveshje paqeje për t'i dhënë fund një përplasjeje dekadash mbi Nagorno-Karabakun, një rajon i njohur si pjesë e Azerbajxhanit, por i populluar kryesisht nga armenë, për të cilin luftimet kanë shpërthyer vazhdimisht.

konflikti armeni-azerbajxhan

Sondazh

Poll