Bota

Dialogu Kosovë-Serbi, Lajçak: Të hënën kemi takim dy palësh me Besnik Bislimin dhe Petar Petkoviç

Diplomati sllovak tha se duhet të bëhet e qartë se cili do të jetë hapi i parë, hapi i dytë dhe hapi i tretë.

11 Maj 2023, 10:17 Nga I.A
Dialogu Kosovë-Serbi, Lajçak: Të hënën kemi takim dy
Petar Petkoviç, Miroslav Lajçak dhe Besnik Bislimi

KOSOVË- Emisari i Bashkimit Europian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka njoftuar se të hënën në Bruksel do të zhvillohet një takim ndërmjet kryenegociatorëve Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviç. Lajçak pas takimit me kryeministrin Albin Kurti dhe zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi tha se janë kuptuar për radhën e hapave që duhet hedhur dhe tha se me ta pati “një diskutim të rëndësishëm”.

Diplomati sllovak tha se duhet të bëhet e qartë se cili do të jetë hapi i parë, hapi i dytë dhe hapi i tretë.

“Pra, kjo është shumë e rëndësishme që ne të kemi qartësi se si të kemi një marrëveshje, ne kemi aneksin, kështu që duhet të kemi një kuptim të qartë të hapit 1 hapit 2 dhe hapit 3, kështu që ky ishte qëllimi që kishim siç thashë një diskutim shumë intensiv por shumë i rëndësishëm dhe i dobishëm me kryeministrin”, tha Lajçak.

miroslav lajçak petar petkoviç besnik bislimi miroslav lajçak ne kosove

Sondazh

Poll