Bota

Mbikëqyrësi italian i konkurrencës heton Apple për abuzim të dominimit të tregut të aplikacioneve

Mbikëqyrësi tha se Apple ka penalizuar zhvilluesit e aplikacioneve të palëve të treta, duke imponuar "një politikë më kufizuese të privatësisë" sesa zbaton për veten

11 Maj 2023, 09:59 Nga m.s
Mbikëqyrësi italian i konkurrencës heton Apple për abuzim
Logoja e Apple

ITALI- Agjencia italiane antitrust AGCM ka zbuluar se ka hapur një hetim ndaj gjigantit amerikan të teknologjisë Apple, për abuzim të dyshuar të pozitës dominuese në tregun e aplikacioneve.

Mbikëqyrësi tha se Apple ka penalizuar zhvilluesit e aplikacioneve të palëve të treta, duke imponuar "një politikë më kufizuese të privatësisë" sesa zbaton për veten, raporton "Reuters".

Për më tepër, zhvilluesit e jashtëm të aplikacioneve janë në disavantazh "përsa i përket cilësisë së të dhënave të vëna në dispozicion nga Apple", tha AGCM në deklaratën e saj. /Dosja.al

agcm apple

Sondazh

Poll