Bota

U dënua për ngacmimin seksual ndaj shkrimtareve, Trump betohet për 'kokën e fëmijëve'

Trump tha se nuk priste që kishte një gjykim të drejtë në Nju Jork apo në Uashington.

11 Maj 2023, 09:50 Nga A.B
U dënua për ngacmimin seksual ndaj shkrimtareve, Trump betohet
Donald Trump

SHBA- Donald Trump është betuar për fëmijët e tij, se ai nuk ka asnjë njohje me shkrimtaren Jean Carrol, e cila e akuzoi ish-presidentin për ngacmim seksual. Për vendimin e gjykatës, Trump tha se nuk priste që kishte një gjykim të drejtë në Nju Jork apo në Uashington.

Nuk e kam idenë se kush është ajo, betohem për fëmijët e mi. Kjo është një histori e rreme, e krijuar me qëllim. Nuk ka një gjyq të drejtë në Nju Jork apo Uashington” , ka thënë Trump në një intervistë për CNN ku konfirmon rikandimin e tij për në krye të shtëpisë së Bardhë.

Debati që shënoi edhe kthimin e zotit Trump në CNN ishte i tensionuar. Ish-presidenti Trump e ka sulmuar vazhdimisht rrjetin dhe në debatin e mërkurës së ofendoi gazetaren Collins disa herë./Dosja.al

donald trump

Sondazh

Poll