Sport

Rikthimi i Neuerit mund ta shtyjë Sommerin jashtë Bayern Munichut...

Te Bayern Munich nuk mund të imagjinohet konkurrenca dhe dualiteti midis Manuel Neuer dhe Yann Sommer sezonin e ardhshëm!

11 Maj 2023, 10:42 Nga DOSJA

Rikthimi i Neuerit mund ta shtyjë Sommerin jashtë Bayern Munichut...

GJERMANI - I mbërritur në janar nga Borussia Mönchengladbach, Yann Sommer ruan portën e Bayern Munich me hijen e Manuel Neuer, që i rri pezull mbi kokën e tij. 

Portieri gjerman i dëmtuar për shkak të një rrëzimi në pistat e skive, klubi i Munichut i besoi zviceranit për afatet e pjesës të dytë të sezonit që rezultoi i dështuar, edhe nëse titulli në Bundesligë mbetet i arritshëm kur kanë mbetur edhe tre ndeshje nga fund. 

Në planin individual, zvicerani nuk e ka hapur portën për gola në “Allianz Arena” dhe e di se legjenda Neuer mund të rikthehet sezonin e ardhshëm, edhe pse në moshën 37-vjeçare.

Me synimin se do të rifitonte vendin e kampionit të botës 2014, Bayern nuk do ta mbante Sommerin si numrin 2, shpjegon gazetari Christian Falk. Bavarezët madje kanë lidhur një marrëveshje me zviceranin për ta lënë të shkojë, për të mos e penguar për ndeshjet e Euro 2024.

Ndërsa Manchester United do të ishte i interesuar për të që tani, 34-vjeçari zviceran nuk do të mungojë oborret e Evropës, edhe nëse aventura e tij e përzier në Bayern nuk do të ketë ndryshuar dimensionin e tij në hierarkinë botërore.

Rikthimi i Neuerit mund ta shtyjë Sommerin jashtë Bayern Munichut...

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll